Mbappe tregon zhgënjimin e tij kur u zëvendësua nga Pochettino

Mauricio Pochettino ka një tregues të hershëm se si do të jetë menaxhimi i lojtarëve si Kylian Mbappe dhe Neymar, pasi francezi tregoi zhgënjimin e tij nga zëvendësimi në ndeshjen kundër Angers të shtunën mbrëma. Paris Saint-Germain arriti të fitojë me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Angers në kuadër të javës së 20-të në Ligue 1.

Megjithatë, përveç rezultatit, jo gjithçka ka shkuar mirë për ekipin nga Parc des Princes dhe trajnerin Pochettino. Me PSG-në që fitoi me vetëm një gol me 11 minuta të mbetura, trajneri argjentinas vendosi të hiqte super yllin nga loja dhe fytyra e tij tregoi historinë e vet.

Paraardhësi i Pochettinos, Thomas Tuchel, kishte shumë ndërhyrje me francezin kur e largoi atë dhe duket se ish-trajnerit të Tottenham do t’i ndodh e njëjta gjë duke u përpjekur të menaxhojë minutat e Mbappes. Mbetet të shihet nëse ky do të jetë fillimi i një përçarjeje, apo thjesht një zhgënjim i vogël dhe i përkohshëm nga ylli francez.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu