Mbappe vepron si Messi, i tregon PSG-së se dëshiron të largohet nga klubi

Kylian Mbappe ka bërë të njëjtin veprim me Paris Saint Germain si Lionel Messi me Barcelonën. Super talenti francez i ka bërë të qartë kampionëve në fuqi të vendit se dëshiron të largohet nga klubi.

Kontrata aktuale e Mbappes me parisienët skadon në verën e vitit 2022, ndërsa ai nuk ka pranuar rinovimin.

PSG i ka ofruar kontratë të re deri në verën e vitit 2025 me pagë më të rritur, por Mbappe ka ndarë mendjen për largim.

Mediat franceze gjatë ditës së sotme kanë raportuar se PSG tanimë është njoftuar me vendimin e Mbappes për tu larguar.

Megjithatë lojtari do të mbetet edhe këtë edicion në PSG, ndërsa në verën e vitit 2021 do të largohet nga Parc de Princes.

Ky është një lajm që ka gëzuar Real Madridin që shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me francezin.

Por Los Blancos duhet të kenë kujdes, pasi në garë për të janë edhe Liverpool, Manchester United e Manchester City.

Mbappe vlerësohet si futbollisti me vlerën më të lartë në tregun e transferimeve, por në vitin 2021 kur atij i mbetet edhe një vit kontratë, francezi mund të largohet për një shumë rreth 100 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu