Mbërrijnë ekspertët e FBI-së në Tiranë

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka paralajmëruar arrestimin e peshqve të mëdhenj në fillim të vitit 2018.

“Presim arrestimin e disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm. Partnerët e presin këtë, populli e kërkon këtë,” tha Donald Lu gjatë një fjalimi të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, ku kanë mbërritur tashmë ekspertët e FBI.

“Kolegët e mi që ndihmojnë policinë, ata që ndihmojnë Prokurorinë, dhe FBI janë këtu për të ndihmuar në luftën kundër krimit të angazhuar.

Programi ynë është përgatitur për të pasur një këshilltar ndërkombëtar, ndihma jonë për Prokurorinë dhe Policinë do të mbështesë SPAK dhe BKH.

Kemi një agjent të ri special të FBI, i specializuar në krimin e organizuar që do të punojë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të Shqipërisë.

Flasim me vepra dhe jo me fjalë.

Ne në Amerikë kemi një shprehje ‘dreka falas nuk ekziston’, nëse Amerika dhe vendet e BE do të vënë burimet tona dhe besueshmërinë tonë në këtë luftë, ne i presim rezultate, çfarë presim?

Presim që ky plan agresiv i qeverisë së Shqipërisë të përfundoje dhe që ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK dhe BKH”, tha ai.

“Deri tani organet e drejtësisë kanë dështuar ndaj grupeve kriminale.

Shqipëria ka një problem për lidhjen e grupeve kriminale me politikën,” tha Lu duke përmendur emrat e Arben Ndokës, Elvis Roshit apo Gentian Muhametit.

“Ju keni një shprehje “dielli duket që në mëngjes”.

Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe kërcënim për sigurinë kombëtare.

Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale.

Shqipëria ka një problem mes lidhjeve mes grupeve kriminale dhe politikanëve.

Nëse e mohoni këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Arben Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Mahmutajt.

SHBA do angazhohen fuqimisht kundër krimit të organizuar, pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me politikanë, biznesmenë, gjyqtarë e prokurorë.

Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”.

Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh”, tha Donald Lu.

“Nëse SHBA ju mbështet, presim rezultate nga ju. Veprat flasin më shumë se fjalët”, tha ambasadori amerikan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu