Mbi 1000 të plagosur dhe qindra të vdekur, çfarë ka lënë pas tërmeti i fuqishëm në Turqi (VIDEO)

Turqia dhe jo vetëm është ngritur e tronditur mëngjesin e sotëm pasi një tërmet i fuqishëm 7.8 Rihter ka goditur Turqinë juglindore duke shkaktuar qindra të vdekur dhe mbi 1000 të plagosur.

Tërmeti e ka pasur epiqendrën në qytetin Gaziantep, por është ndjerë në shumë zona përreth si edhe Siri ku ka shkaktuar edhe viktima.

Mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë përreth 45 sekonda duke sjell një dëm kolosal në njerëz, por edhe infrastrukturë.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 04:17 minuta të mëngjesit, ndërsa frika për rritje të numrit të viktimave në vijim ekziston.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu