Është vlerësuar se mbi 4,000 njerëz përballen me e vendime gjyqësore për shkak se, edhe pse nuk përdorin ngrohje qendrore, duhet të paguajnë për tubacionet që kalojnë nëpër banesat e tyre, raporton BIRN, transmeton InfoShqip.com
Numri i saktë i përdoruesve të shkyçur nuk dihet sepse as nga “Toplifikacija” e vjetër , e as nga furnizuesi aktual i ngrohjes “Balkan Energy Group” (BEG), nuk japin të dhëna. Sipas llogaritjeve të lira të qytetarëve të shkyçur nga rrjeti për ngrohje deri në vitin 2012 janë shkyçur gjysma e përdoruesit, respektivisht rreth 20.000 njerëz. Disa prej tyre, rreth 8000 nën presion të përmbaruesve dhe të padive, sërish u kthyen në sistem, ndërkohë që 12,000 mbetën të shkyçur. Nga to, rreth 4.000 nuk duan të paguajnë për të ashtuquajturin “fuqinë e angazhuar”, respektivisht për kalimin e tubave të rrjetit të ngrohjes nëpërmes banesave të tyre.
Për këtë arsye, kompania BEG vendosi t’i padisë. Numri i padive vazhdimisht rritet, për shkak se qytetarët të cilët nuk duan të paguajnë për shtesën, fitojnë padi të re çdo gjashtë muaj. Për këtë arsye, sipas përqindjes së shoqatës që mbron interesat e këtyre qytetarëve “No Pasaran”, numri i përgjithshëm i padive mbi këtë bazë është mbi 30.000.