Mbledhja në Reçicë: Ja çka tha Ali Ahmeti (VIDEO)

Në përfundim të mbledhjes u shpreh dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ku përsëriti ashtu si dhe parafolësi, se akoma nuk është marrë një vendim por vetëm u diskutua për opsione e mundshme që mund të ndërmerren në ditët në vijim.

“Jemi duke diskutuar të gjitha variantet për të arritur deri në zhbllokimin e situatës. Do të konsultohemi me të gjitha partitë, me te gjithë ekspertet tanë, nëse e marrim ketë vendim për tërheqjen nga ekzekutivi. Ka argumente që mund ta komplikojnë më keq situatën, por ka dhe elemente që mund ta zhbllokojnë situatën. Ne nuk duam të komplikojmë më tepër situatën. Të gjitha variantet janë duke u analizuar. Më shumë rendësi është për të organizuar zgjedhjet lokale sesa zgjedhjet e përgjithshme. Sepse krerët e komunave nuk kanë më të drejtat e nënshkrimeve mbas afatit të skadimit ligjor. Sot është ngritur një grup pune që të shqyrtojnë anën ligjore për të parë se si mund te dilet nga kjo krizë”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, njofton Alsat-M.

Në fund të takimit nuk është caktuar ndonjë datë për mbledhjen e ardhshme të kryesisë së partisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu