Mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës në Gostivar para gjithë publikut të pranishëm u shfaq traileri promovues i serialit “Shqiponjat e Arta”.
Në fillim të mbrëmjes u prezentuan edhe disa minuta se si kanë vijuar xhirimet në backstage apo prapa kamerave, ndërsa më pas u shfaq edhe traileri ku mahniti të gjithë të pranishmit dhe duartrokitjet e publikut nuk kishin të ndalur, ndërsa më pas vijuan edhe paraqitje e aktorëve të serialit si dhe në fund fjalimi i regjisorit Hadis Sen, shkruan InfoShqip.
Të pranishëm ishin aktorët: Xhelal Fera, Iska Elezi, Caki Kabashi, Laura Krliu, Ismail Kasumi, Emine Kurteshi si dhe plot artëdashës.
Së shpejti pritet që traileri të shfaqet në YouTube si dhe në televizionin që do transmetohet, më poshtë ju sjellim disa foto dhe video nga atmosfera e mbrëmshme./InfoShqip.com













