Mbretëresha Elisabeta II mbush 94 vite, anulon festimet për shkak të COVID-19

Mbretëresha Elizabeta II feston sot 94-vjetorin e lindjes. Por ndryshe nga herët e tjera, këtë vit, për shkak të pandemisë Covid-19, Mbretëresha e Britanisë së Madhe anuloi përshëndetjen tradicionale me armë dhe do të festojë ditëlindjen në Kështjellën Windsor me Dukën e Edinburgut.

E gjithë Britania e Madhe ndodhet në karantinë për shkak të pandemisë.

Prini William, Kate Middleton dhe Princi Charles nderuan sot Mbretëreshën.

Bashkë me Dukën e Edinburgut, bashkëshortin e saj prej 72 vitesh, ajo gjendet në kështjellën “Windsor” në Berkshajër.

Të shumtë kanë qenë britanikët që kanë uruar Mbretëreshën e tyre për 94 vjetorin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu