Mbrojtja nga koronavirusi, Arabia Saudite pezullon përkohësisht të gjitha pelegrinazhet fetare

Arabia Saudite ndalon përkohësisht vizitat fetare që përfshijnë udhëtime e qëndrime në Mekë dhe Medinë, të cilat tërheqin miliona njerëz në vit si qytetet më të shenjta të botës islame, e kjo për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Mbajtësve të vizave turistike nga vendet me infeksione të raportuara të koronavirusit gjithashtu do t’u mohohet hyrja, tha ambasada Saudite në Uashington në një deklaratë me email, pa përmendur asnjë vend. Hapat janë të përkohshëm dhe i nënshtrohen vlerësimit të vazhdueshëm, sipas deklaratës.

Qeveria po vepron për të bllokuar virusin vdekjeprurës pasi vendet fqinje përfshirë Kuvajtin, Bahreinin, Irakun dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë raportuar dhjetëra raste. Ndërsa vetë Arabia Saudite mbetet e pastër nga çdo infeksion.

Mbretëria po pezullon gjithashtu hyrjen e qytetarëve nga shtetet e Gjirit që udhëtojnë nën ID e tyre kombëtare, si dhe udhëtimin e sauditëve në shtetet e Gjirit.

Arabia Saudite pranoi më shumë se 7 milion vizitorë për turizëm fetar në 2017, rreth 45% e 16 milion ardhjeve totale. Turistët hyrës shpenzuan 94 miliardë rialë (25 miliardë dollarë) në 2016, ndërsa turizmi kontribuon rreth 241 miliardë rialë në ekonomi. Qeveria parashikon që sektori të rritet 4.7% në vit për të përbërë rreth 11% të ekonomisë deri në vitin 2027.

Meka, vendi i lindjes së Profetit Muhamed, është shtëpia e faltores së shenjtë të Islamit brenda Xhamisë së Madhe. Ndërsa Medina është qyteti ku ai themeloi shtetin dhe shqërinë islame e gjithashtu ndërroi jetë aty.

Si shtylla e pestë dhe e fundit e Islamit, çdo musliman i rritur e i aftë duhet të ndërmarrë një pelegrinazh Haxhi në Mekë të paktën një herë në jetë. Ndërkohë, Saudia po ndalon dhe vizitat për Umrah, një peligrinazh jo i detyrueshëm dhe që ka më pak rituale se Haxhi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu