Mbyllet kufiri Shqipëri – Greqi (FOTO)

Ditën e nesërme kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të mbyllet për 24 orë.

Shkak është bërë greva e doganierëve grekë, të cilët kërkojnë përmirësime të kushteve të punës nga ana e qeverisë së tyre.

Federata e Doganave të Greqisë, në një njoftim të saj sqaron se greva 24 orëshe do të zgjasë deri të premten, 20 Tetor.

Doganierët grekë kërkojnë rritje të pagave dhe shpërblime të punonjësve, mbrojtje ligjore të tyre, stafi i shërbimit doganor të pajiset me mjete moderne kontrolli dhe përmirësim të kushteve në vendin e punës.

Burime nga policia shqiptare thonë për tvklan.al se janë në dijeni të grevës së doganierëve grekë, por presin që t’u dërgohet zyrtarisht shkresa prej tyre.

Greva 24-orëshe e doganierëve grekë do të bllokojë kalimin e automjeteve në pikat kufitare me Greqinë, ndërsa kalimi lejohet vetëm për këmbësorët. /tvklan.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu