Mbyllja e konsullatës ruse në Manastir, reagon Rusia se është e pakënaqur për vendimin e Maqedonisë së Veriut

Autoritetet ruse sot kanë reaguar ndaj vendimit të Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për emërimin e një konsulli nderi të Federatës Ruse me seli në Manastir, që në fakt paraqet mbylljen e konsullatës.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse thotë se me këtë akt, vendi edhe një herë ka bërë një gjest politik dhe armiqësor që do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve tashmë të përkeqësuar maqedonase-ruse.

Sipas Moskës, kjo është rezultat i një demonstrimi të besnikërisë së verbër të Maqedonisë së Veriut ndaj aleatëve perëndimorë, politikës së tyre të sanksioneve dhe presionit brutal ndaj Rusisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu