Mbyllja gjatë koronavirusit: “Ronaldo i rimbush bateritë, do të kthehet më i fortë”

Leonel Pontes, ish-trajneri i Cristiano Ronaldos beson se pushimi i detyruar në futboll, i shkaktuar nga pandemia koronavirus, do t’i ndihmoj sulmuesit të Juventusit t’i rimbushë bateritë dhe të jetë edhe më i fuqishëm.

35-vjeçari është duke qëndruar në vendlindje Madeira gjatë kohës mbylljes, e cila e ka ndërprerë futbollin pothuajse në çdo vend të botës, në një periudhë e cila njihet për orar të ngjeshur ndeshjes.

Por Pontes mendon se kjo gjë i përshtatet dhe është në të mirë të përfaqësuesit të Portugalisë.

“Ky pushim, posaçërisht në moshën e tij, do t’i ndihmojë atij t’i rimbushë bateritë, ta ruajë urinë dhe dëshirën për të luajtur”, tha thënë Pontes për La Gazzetta dello Sport.

“Nuk është e jashtëzakonshme që ai është shumë i mirë në moshën 35-vjeçare, por vazhdimësia që ai tregon. Një njeri nuk mund të jetë në nivelin më të lartë për kaq shumë vjet, duke ndryshuar vende, ekipe dhe madje pozita”, shtoi ai.

Ronaldo i ka shënuar 25 gola në 32 paraqitje për Juventusin deri tani këtë sezon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu