“Mbyllni dyert, mos dilni jashtë”, panik në Kanada, ç’po ndodh atje?

Së paku katër vetë janë vrarë nga te shtenat me arme zjarri në Kanada. Lajmin e ka dhene policia vendase, e cila u ben apel banoreve te mos dalin nga shtepite dhe te mbyllin dyert.

Incidenti ka ndodhur në kryeqytetin e provincës kanadeze New Brunswick, por ende nuk ka detaje se cfare ka ndodhur.

Policia po u kërkon njerëzve të “qëndrojnë në shtëpitë e tyre me dyer të mbyllura në këtë kohë për sigurinë e tyre” dhe për të shmangur zonën e Brookside Drive midis Main dhe Ring Road.

Një gazetar i New Brunswick ka raportuar se katër të shtëna u dëgjuan në orën 8.20 të orës lokale (12.20 GMT).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu