“McGregor duhet të largohet nga UFC dhe t’i përkushtohet boksit”, legjenda Foreman insiston se irlandezi mund të mposhtë Pacquiaon

Conor McGregor është ftuar që të heqë dorë nga UFC dhe ta kthejë vëmendjen e tij në boks prej legjendës George Foreman.

Irlandezi ka luftuar vetëm një herë në boksin profesionist, duke humbur në raundin e 10-të me legjendën e pamposhtur Floyd Mayweather në vitin 2017 në Las Vegas.

McGregor u mposht nga Dustin Poirier në UFC dhe tani Foreman ka sugjeruar që ai të kalojë në boks, ku ai madje mund të mundë legjendën filipinase Manny Pacquiao.

All-time great Foreman insists the Irish fighter should now switch his sole attention to boxing

“Është e vështirë për McGregor ta pranojë atë, por ai është një grushtues më i mirë se sa është në MMA”, ka thënë Foreman për Daily Star.

“Unë preferoj ta shoh atë në ndeshjet e boksit tani. Unë mendoj se nëse ai ka një luftë me Pacquiaon ai mund ta mundë atë – rregulla të mira, mbi 10 raunde, McGregor mund ta mundë atë”.

McGregor has only fought in the boxing ring once, in a loss to Floyd Mayweather back in 2017

“Ai tashmë është përshtatur me boksin, nuk do të bëjë më mirë në MMA”.

“Pacquiao është shumë i mirë në fakt, por McGregor mund ta mundë atë në një ndeshje boksi”.

Pacquiao gjithashtu humbi ndaj Mayweather në luftën më të madhe të karrierës së tij, me pikë në vitin 2015.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu