McGregor e quan frikacak Khabibin që refuzoi rimeçin

Conor McGregor vazhdon të insistojë se ai do e kishte shkatërruar Khabib Nurmagomedovin nëse do të përballeshin sërish në Oktogon. Irlandezi kishte pësuar humbje ndaj dagestanezit në tetor të vitit 2018 në kuadër të UFC 229.

Sidoqoftë, McGregor thotë se ai është i bindur se në rimeç do ta demolonte Khabibib, mirëpo beson se ky i fundit është frikacak.

“Mendoj se ai ka frikë nga unë. Kjo gjë është e sigurt dhe nuk e fyejë atë. E di çfarë në të vërtetë ai ndjenë”, ka thënë Notorious. “Unë u përballa me të mirën e tij, derisa ai u përballëm me formën më të keqe timen. Ai e di, unë e di, skuadra e tij e di”.

Unë do ta shkatërroja atë njeri po të hynim sërish në kafaz, e di mjaftë mirë se çfarë do ta priste”, ka shtuar më tej Conor. McGregor tani do të përballet me Dustin Poirierin më 23 janar, derisa Khabib është pensionuar nga UFC.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu