McManaman: Hazard dhe Asensio do t’i japin një shtytje Real Madridit drejt titullit në La Liga

Fituesi i Ligës së Kampionëve me Real Madridin, Steve McManaman ka thënë se ata mund ta mposhtin Barcelonën në luftën për titull kur La Liga të rifillojë.

Hazard iu nënshtrua një operacioni në shkurt, pasi theu kyçin e këmbës ndërsa Asensio ka humbur tërë sezonin 2019-2020, pasi pësoi një dëmtim anësor të ligamentit kryqëzues në korrikun e kaluar.

Të dy lojtarët janë rikthyer në fushën e stërvitjeve përpara kthimit të La Ligës me ndeshjen e parë të Realit që do të vijë më 14 qershor kur ata presin Eibarin.

McManaman beson se me rikthimin e Hazardit dhe Asensio, Reali do ta ketë një armë më shumë në luftën për titull kampion.

“Eden Hazard do të jetë përsëri i aftë dhe Asensio do të jetë përsëri i aftë, kështu që kjo do t’u japë atyre një shtytje shtesë për të arritur ato dy pikë epërsi të Barcelonës”, ka thënë fillimit anglezi.

“Kjo do t’u sjellë dobi atyre, mendoj se është e njëjta gjë për të gjitha skuadrat më të mira në të gjitha ligat e mëdha – nëse jeni në krye të ligës normalisht do të thotë që keni skuadrën më të mirë, skuadrën më të madhe dhe më shumë cilësi se të gjithë të tjerët”

“Fakti që ju keni pasur dy ose tre muaj që të gjithë të rifitojnë aftësitë dhe që me siguri do t’i rifitojnë ata, sigurisht që kjo do t’i ndihmojë Real Madridit”, përfundoi McManaman.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu