“Më bindi loja e Sarrit”, De Ligt flet si juventin: Zgjodha Juventusin për këtë asrye

Lojtari më i ri i Juvenstusit dhe një ndër blerjet më të bujshme të kësaj merkatoje në Itali dhe jo vetëm Matijs De Ligt, ka thënë fjalët e para si bardhezi, në një konferencë përshtyp, të mbajtur në ambientet e klubit.

Eksperienca? “Jam ende i ri, por kam luajtur me Ajaksin shumë minuta në fushë dhe dua të mësojë më shumë nga të tjerët, sepse sapo kam filluar.

Ndjenjat e tua? “Është një hap i madh, i pari jashtë Holandës dhe unë duhet të ambientohem. Shpresoj të paguaj përzemërsinë e madhe të tifozvë”.

Ronaldo dhe Liga e Kombeve? “Në atë moment unë isha duke u përpjekur të kuptoj se çfarë do të bëjë në verë, por kam dashur të presë. Në një moment të dytë isha i sigurt që do të vazhdoja tye Juventusi. Ftesa e Ronaldos j ishte një kompliment i madh, por nuk e bëri ndryshimin”.

Sarri? “Unë fola me të në telefon, vetëm për të njohur njëri-tjetrin. Edhe ai ka qenë një nga motivet që jam këtu, pasi flitet mirë për lojën e tij. Ishtë një arsye shumë e fortë për mua”.

Fëmijë me fanellën e Juves? “Unë kam qenë rreth 7 vjeç dhe nëse je mbrojtës dihet se kë mbrojtës do të admirosh. Në atë kohë ishte Fabio Kanavaro, kampion i Botës dhe fituesi i “Topit të Artë”. Unë kam qenë një tifoz i madh i tij.

Championsi? “Janë tre fronte, ndoshta katër me gjithë Superkupën, do të shohim ndeshje pas ndeshje. Ne duam të fitojmë gjithçka. Ky është mentaliteti i Juventusit”.

Pse Juven dhe jo Barça ose PSG? “Ishte një proces i gjatë, isha dukë parë përreth dhe Italia është e njohur për vendin e mbrojtjes, ishte një sfidë e madhe. Juventusi tregoi se besonte te mua dhe ndjenja bëri ndryshimin”

Numri 4? “Ky numër është i veçantë për mua sepse kur isha i ri dhe gjithashtu në skuadrën e parë luaja me këtë numër, këtu ishte i lirë. Dëgjova shumë histori në lidhje me këtë numër dhe kam një trashëgimi për të vazhduar dhe shpresoj ta mbajë lart”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu