Ishte nxehtë dhe Jahantaab Ahmadi, nëna afgane me vajzën dy muajshe ulet në tokë, pas karriges së një prej studenteve që do të jepnin provimin e hyrjes në Universitet.
Me fëmijën në gjunjë vazhdon t’i përgjigjet pyetjeve të testit.
“U ula për të penguar që dielli të binte mbi fëmijën” tregon ajo në një video reportazh të përgatitur nga BBC.
Jahantaab Ahmadi kishte udhëtuar 7 orë për të hyrë në provim.
“Fëmija po qante shumë dhe unë e vendosa në gji, ndërsa vijoja t’i përgjigjesha pyetjeve të testit. Isha shumë e shqetësuar. Kisha frikë se profesori do të mërzitej dhe do të më largonte nga provimi pasi po shqetësoja dhe studentët e tjerë.”
Por nuk ndodhi kjo. Profesori u prek dhefoton e postoi në rrjetet sociale. Menjëherë ajo bëhet virale dhe arrin ti ndryshojë jetën gruas së re.
Tashmë asaj i është ofruar një vend prestigjioz në Universitetin e Kabulit për të studiuar për ekonomi. Një politikane u afrua ti paguante tarifën e mësimit dhe zëvendësi i presidentit afgan i ofroi një apartament pa qera për një vit.
“Pas pëfundimit të studimeve qëllimi im është ti shërbej grave në fshatin tim. Në Kabul gratë mund të dalin dhe janë shumë punëtore por në vendin tim ato janë të privuara nga edukimi dhe dija,” thotë ajo./oranews










