“Më kërkuan që të shisja Mozzik-un”, Loredana bën deklaratën e fortë, kujt i drejtohet

Loredana ka shpërthyer me një status të publikuar në Instastory, ku shkruan se ka marrë shumë urrejtje, por ka qenë e fortë për familjen dhe vajzën e saj. Ajo tregon se shumë i kanë kërkuar që të ‘shesë’ ish-burrin, Mozzik, por nuk e ka bërë duke u shprehur se është personi më besnik në të gjithë industrinë.

“Asnjë nuk do t’i kishte mbijetuar urrejtjes që kisha unë…asnjë. Po si thonë? Zoti vë në provë më të fortët, dhe po dreqin isha shumë e fortë!!!! Për familjen time, për fëmijën tim dhe për të gjithë ata që më kanë dashur gjithmonë që nga dita e parë… Unë u dëshpërova për çdo gjë, donit të më mbyllnit gojën?

Të më përfshinit? F** you. Dëshironit që unë të zbuloja familjen time për ta bërë fytyrën time më të pastër? F* you, donit që unë të shisja ish-burrin tim që të përmirësoja reputacionin tim? F** you. Unë as nuk i shes askujt as personin që më urren papritur, sepse ai bën gabime.

Unë kam qenë personi më besnik në të gjithë industrinë, të gjithë ata që më njohin kanë qenë gjithmonë kaq të habitur sa cool jam në të vërtetë. Por askush nuk guxoi të thoshte në sy të publikut LORI ËSHTË SUPER E FORTË DHE COOL.

Të gjithë të tjerëve që kanë vazhduar të më duan edhe sot e kësaj dite, BETOHEM SE DO IU DUA DHE NUK DORËZOHEM KURRË.”, ka shkruar reperja në Instastory.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu