“Më mirë mysliman me tatuazh se mysliman pa namaz”, Gold AG përplaset me komentuesin në Instagram

Reperi nga Presheva, Gold AG është mjaft aktiv e i percjellur në rrjetet sociale.

I njëjti së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës së tij profesionale përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Ai është pyetur se përse mban tatuazh marrë parasysh se është një vepër e ndaluar në islam dhe një nga mëkatet më të mëdha “Përse ke tatuazh nëse je mysliman?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një percjelles.

“Shyqyr që nuk shihen gabimet e tjera se tatuazhet i kishe harruar, më mirë mysliman me tatuazh se mysliman pa namaz”, është përgjigjur Gold AG.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu