“Me pak vullnet, kontesti mund të mbyllet që nesër”, mllefin për shakanë e Ramës, Osmani ia faturon VMRO-DPMNE-së

Edhe pak ditë deri në vendimmarrjen e radhës së Këshillit Evropian për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pakoja Shkup-Tiranë ka mbetur e bllokuar për shkak të vetëm një vendi anëtar, Bullgarisë!

Komplikimi i situatës politike në Sofje nuk është i rastësishëm, vlerëson Ministri për Punët të Jashtme Bujar Osmani. Nuk është pa asnjë shpresë, por as nuk dëshiron ta rrisë pritshmërinë. Shprehet se po pati vullnet, kontesti mund të zgjidhet shumë shpejt.

Unë nuk do të ndalem deri më 30 qershor, asnjë sekondë, për shkak se mendoj se ka hapësirë, mendoj se me pak vullnet politik ne që nesër und ta mbyllim këtë çështje duke u bazuar në zgjidhjet që i kemi biseduar deri më tani gjatë këtyre takimeve të fundit. Elemente dhe zgjidhje për çdo problem ka, por marrëveshje të formalizuar, të nënshkruar nuk ka!”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Në “ClickPlus”, kryediplomati Osmani foli edhe për shakanë e kryeministrit të Shqipërisë i cili kryeministrin e Maqedonisë së Veriut e quajti kryeministër “të ardhshëm të Bullgarisë Perëndimore”. Mllefin e krijuar në opinion ia faturoi VMRO-DPMNE-së.

“-Opozita e ka një prirje që gjithçka që është shqiptare të del kundër dhe pak sa edhe kjo ka ndihmuar atë mllef. -Po flisni për VMRO-në? -Po. Mirëpo dua të them që ajo ishte vetëm vazhdimësi, ajo pjesë nuk ishte për opinion, ishte për njerëzit brenda, të cilët e ndoqën debatin gjatë takimit dhe ajo nuk i la askujt përshtypje për shkak se ishte e kushtueshme edhe për kryeministrin Kovaçevski dhe të gjithë, sepse ishte vazhdimësi e një kritike të ashpër të kryeministrit Rama ndaj kësaj bllokade të cilën po e bën Bullgaria, prandaj absolutisht nuk guxojmë që të kemi vërejtje nga politikës parimore të Republikës së Shqipërisë ndaj nesh, ata kanë mundur që në fillim të kërkojnë shkëputje”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Në emër të qeverisë, Osmani u shpreh falënderues për qëndrimin mbështetës të Edi Ramës në Samitin në Selanik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu