Me pasaportën të Maqedonisë mund të udhëtoni pa viza në 125 shtete

Pasaporta e Maqedonisë është renditur në vendin e 44-të sipas indeksit Henley Passport për vitin 2023, dhe me të mund të udhëtoni pa viza në 125 vende të botës.

Maqedonia e Veriut ka përparuar me një pozicion krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte e pozicionuar në vendin e 45-të.

Nga vendet e rajonit, pasaporta greke renditet më e mira në vendin e tetë dhe mund të përdoret për të udhëtuar në 185 vende, pasaporta sllovene është në vendin e 11-të (182 vende), vijojnë pasaporta bullgare dhe kroate në vendin e 18-të (174), serbe në vendin e 38-të (136), malazeze 45 (124). Pasaporta e Bosnjës e Hercegovinës renditet e 49-ta (118 shtete), e Shqipërisë e 51-ta (115-të) dhe e Kosovës në vendin e 101-të (41).

Në krye të listës së Henley Passport janë pasaportat japoneze, singaporiane, koreano-jugore, spanjolle, gjermane, italian, si dhe pasaportat e vendeve skandinave. Në fund, nga ana tjetër, janë dokumentet e udhëtimit të Sirisë, Irakut dhe Afganistanit, me të cilat mund të udhëtohet pa viza vetëm në rreth njëzet vende të botës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu