Me qëllim për ta bindur që të qëndrojë, Barça bën çmendurinë e papritur për Messin

Barcelona është duke shpresuar që të bindë Lionel Messin që të qëndrojë edhe më tej në klub, duke tentuar transferimin e pesë lojtarëve.

Klubi katalunas u zgjua në mëngjesin e së hënës me një bastisje nga policia e Spanjës, që po hetojnë skandalin “BarçaGate”.

Në këtë skandal ishte tentuar prishja e imazhit edhe të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë nga ish-presidenti Jose Bartomeu.

33-vjeçari ishte shumë afër që të largohej në verën e kaluar nga Barcelona, por në fund u bind nga familja e tij që të qëndronte edhe më tej në Camp Nou.

Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë dy skuadrat më të interesuara për transferimin e argjentinasit në këtë verë, me kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.

Por, Barcelona nuk dëshiron të lëshojë Messin të largohet dhe po tenton transferimin e pesë lojtarëve.

Erling Haaland, Mathijs de Ligt, Jules Kounde, Georginio Ëijnaldum dhe Sergio Aguero, janë në listën e klubit Blaugranas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu