Pluralizmi politik në vendbanimet shqiptare ka nxjerrë në pah një trill të paparë të formimit të partive politike, që më shumë i përngjan biznesit, se sa vërtetë një subjekti të mirëfilltë politik. Ky realitet po ndodhë në Luginën e Preshevës, alarmon portali lokal Preshevajonë.
Shqetësimi që të jetë më i madh është për komunën e Preshevës, qyteza e vogël dhe që po braktiset çdo ditë nga të rinjtë, ku partitë po shumëzohen ditë për ditë, apo çdo sezonë. Tanimë në këtë komunë po qarkullon anekdota se më shumë qebaptore se sa parti politike. E njejta gjë po ndodhë edhe në komunën e Bujanocit.
Ne Lugine me shume parti se qebaptore…Ose ne cdo mahallë nga nje parti
Dëshira e shqiptarëve për të krijuar subjekte politike po vihet re në rritje marramendëse tek shqiptarët sidomos ne Preshevë, qe sipas agjencise se lajmeve “Presheva jonë” Lugina sot ka 13 parti, që në fakt është dhe gjeneruesja e kësaj fryme. Mesohet se edhe dy parti tjera priten te themelohen deri para zgjedhjeve te ardhshme. Sipas agjenicse s elajemeve “Persheva jonë” ketu behet flaë për nje parti e cila do te themelohet nga Xhelal Mehmeti nje “zviceran” i rrebeluar i cili u largua nga PVD-së dhe funksionet e kumunes se Preshevës duke mos mundur t’i beje balle regjimit dhe diktaktit komunist e jugosllav ne ish-partinë e tij. Kurse parti tjeter qe pretendon te kete ne Preshevë siq flitet ne Çarshine e Preshevës eshte edhe grupi i Talat Arifit (Rainca), te cilin e beri “bos” PDSH-ja e Ragmi Mustafës. Nese vertete ne Preshevë do te behen 15 parti, Lugina padyshim do te kete me shume parti se qebaptore, qe i bie ne cdo mahallë nga nje parti?!
Tri komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që përfshihen në territorin që njihen si Kosova Lindore apo Lugina e Preshevës, janë sot, territoret shqiptare me përkrahjen më të pakët politike, ekonomike dhe sociale në rajon. Ndërkohë që, politika vendore, kryesisht e 16 viteve të fundit në Luginë është ngritur mbi bazën e interesave të ngushta personale të drejtuesve të tyre, se për interesa publike, as që flitet. Kjo vërtetohet lehtësisht me mungesën e vazhdueshme të politikave zhvillimore për këtë rajon shqiptar.
Deri kur “lideret” e Presheves, Luginen ne Pruishtine do ta quajne Kosovë Lindore e ne Beograd “Juzna Srbija” ?!
Merre me mend sot ne tri komuna shqiptare ne Lugine, ne Medvegë, Bujanoc dhe Preshevë me vetem 70 mije banore sot kemi 13 parti, a s’seshte marre a?! Në të tri komunat, ushtrojnë veprimtarinë e tyre politike derim tash 13 parti e neser 15 kupto 15 liderë?! ose 1 parti për 7.000 banorë, mesatare kjo që ja kane “zili” edhe vendet më të zhvilluara, ta zeme sikur Zvicra, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jone”
Nëse fuqia politike u mat nga numri i partive, pakicat kombëtare do të kishin pothuajse dy të tretat e pjesës në jetën politike të Serbisë. Aktualisht, nga 113 parti të regjistruara në Serbi, deri në 69 janë regjistruar zyrtarisht si pakica. Midis tyre, interesimi më i madh për organizimin politik u tregua nga shqiptarët dhe romët, të drejtat e të cilëve luftohen nga 20 parti, vetem shqiptare 13?!, thuhet ne nje raport te OSBE-së
Një nga arsyet për numrin e madh të partive minoritare në publik është edhe fakti se ata janë më të lehtë të regjistrohen dhe në zgjedhje përdorin privilegjin e pragut natyror për hyrjen në parlament, në vend të një censure prej pesë për qind.
Avantazhi ndaj partive që nuk kanë një status të tillë është i shumëfishtë, dhe është kryesisht se disa politikanë janë duke u maskuar si mbrojtës të pakicave. Një nga motivet është fakti se për të hyrë në Kuvend në zgjedhjet e kaluara, partitë jo-minoriteteve për një regjistrim prej 5 për qind kanë nevojë për më shumë se 250,000 vota dhe ato që formalisht janë pak më shumë se 20,000. Sipas rregulloreve aktuale, edhe orientimet “e gjelbra”, të cilat në thelb janë programi i tyre për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjet mjedisore, mund të regjistrohen si pakicë.
Sidoqfë, do shtuar ketu se sikur parite tjera edhe keto dy te rejat regjistohen ne Beograd dhe regjistirmi i tyre nuk mund te behet aq lehte dhe nuk mund te ndodhe pa plotesuar disa kushte, simdos pa njohur Kushtetun e Republikës së Serbise, pra integritetin terriotrial të kufijve te shtetit serb, pamvaresisht se lideret e tyre munduhen tju hedhi pluhur qyterave te tyre, para zgjedhjeve te cilat here kerkojne “bashkim” me Kosoven e here ne Prishine Luginen e quajne si “Kosovë Lindore”.. (Preshvajonë)