Me telefonin e punës në pushime, jep dorëheqje ministri

Ministri i peshkimit në Norvegji, Per Sandberg, ka dhënë dorëheqje.

Ministri i peshkimit në Norvegji, Per Sandberg, ka dhënë dorëheqje, pasi ka pranuar se kishte thyer protokollet e sigurisë, duke pasur me vete telefonin zyrtar në pushimet e tij në Iran.

Sandberg me vete ka pasur edhe vajzën e tij Bahareh Letnes (28), e lindur në Iran.

Kryeministrja Norvegjeze ka kërkuar nga Sanders, menjëherë pas kthimit nga pushimi, t’ua dorëzojë celularin organeve të sigurisë. Ministër i ri i peshkimit është emëruar Harald Tom Nesvik, raportojnë mediat ndërkombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu