“Më vinte turp, mendonin që jam turk ose arab”, kosovari që jeton në Zvicër e ndërron mbiemrin, nga Sylejmani në Mani

Agron Sylejmani nga Ferizaj tash e tutje do të quhet Agron Mani. Ai thotë se e ndryshoi mbiemrin për shkak se ishte turk dhe ndjehej i turpëruar.

Njoftimi i plotë:

“Të dashur miq, ju njoftoj se tanimë zyrtarisht unë dhe familja ime kemi ndërru mbiemrin nga Sylejmani në MANI.

Tani ndjehem i lehtësuar pasi që nuk do të identifikohem nga të tjerët si pjestar i një identiteti të huaj, i identitetit të pushtuesit Osman.

Unë mbaja mbiemrin e Sylejmanit, Sulltanit të perandorisë Osmane dhe prej se jam bë me ditë pak për të bëmat e pushtuesit tonë, shkatrruesit të qenjës shqiptare, unë jam ndje i turpëruar nga ky mbiemër i huaj që fallcifikonte identitetin tim shqiptar, sa që kur jetoja në Zvicërr, ata kur e shihnin mbiemrin Sylejmani, mendonin që jam Turk apo Arab.

Sot ndjehem i lumtur që edhe me letra jam liruar nga këto mbeturina të pushtuesve tanë që na u ka futur në qenjën tonë si mish i egër, saqë dikush edhe i ruan me fanatizëm.

Por i them të gjithë shqiptarëve që janë shqiptar, se mbajtja e emrit e sidomos mbiemrave të huaj e sidomos pushtuesve tanë si atyre të perandorisë Osmane si Sylejmani, Ramadani, Bajrami etj. është e njejtë sikur të mbajmë mbiemrin e pushtuesve Serb si Millosheviç, Vuqiç apo Çubrilloviq.

I falenderohem shtetit të Kosovës, kushtetutës dhe ligjeve tona që i kemi të standardit më të lartë të të drejtave të njeriut, dhe na mundëson që pa vështërsi të spastrohemi nga identiteti i rremë.

Ju që doni ta ndrroni mbiemrin e pushtuesit, mos u arsyetoni se ka procedura të lodhshme, kjo është vetëm justifikim për mungesë vendosmërie, guximi apo dembelie.

Në foto i keni të gjitha dokumentet që ju nevoiten dhe të gjitha nxirren pa asnjë problem për një ditë, dhe pas aplikimit pas pak ditësh ju vie konfirmimi.“- shkruan ai.


1 Koment

  1. Dmth nuk e dite as gje per pushtesin tend deri tani, e dije pra qe tani se ti ke qen ma mire qe nuk ke dite se sa tash te shpifesh per Osmanlit
    Kush te tregoj ty se ata ishin jo te mire????!!!!
    Turp per ju dhe per ata qe ju mesuan mrapsht

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu