Mediat e huaja për Majlindën: I dhuroi Kosovës medaljen e Artë

Majlinda Kelmendi ka bërë historinë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” të dielën, pasi fitoi medaljen e parë të artë në xhudo duke u bërë sportistja e parë e Kosovës që fiton medale olimpike.
Triumfit historik të Majinda Kelmendit i kanë kushtuar rëndësi edhe mediat botërore, transmeto Gazeta Express.

CNN: Histori! Majlinda Kelmendi fiton medaljen e parë olimpike për Kosovën… dhe është e artë!

BBC: Historike për Kosovën. Majlinda Kelmendi ia fiton medaljen e parë olimpike – dhe është e artë!

Reuters ka treguar rrugën e Kelmendit drejt suksesit historik dhe ka kujtuar se si Kosova kishte probleme politike që i pamundësuan zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare sportive. /Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu