Mediat greke jehonë veprimit të nxënësit: Vendosi flamurin shqiptar në shkollë

Mediat greke, i kanë bërë jehonë një ngjarjeje në një shkollë në Pelion të Greqisë, të cilën e kanë cilësuar si të bujshme.

Një nxënës në një shkollë në Argallasti ka varur flamurin shqiptar në kangjellat e oborrit dhe ky akt i tij ka shkaktuar reagimin e shokëve të klasës. Disa nxënës më të rritur e çuan personin që hapi flamurin shqiptar te drejtori i shkollës.

Protothema shkruan se reagime ka patur edhe nga prindërit e nxënësve të cilët janë njoftuar për ngjarjen.

“Këtë të enjte pritet të mblidhet këshilli i shkollës nën kryesimin e kreut të Drejtorisë së Arsimit të Mesëm të Magnezisë, Sokratis Savelidis”, njofton shkolla.

Sipas informacioneve të shpërndara nga mediat greke, studenti është shprehur se është penduar për veprimin e tij. Ai ka thënë se nuk dashur të ofendojë simbolin e shtetit grek dhe gjithçka është bërë në kuadër të një shakaje.

Mediat greke nuk kanë publikuar identitetin e të riut që vendosi flamurin, si dhe nuk kanë ndarë asnjë informacion nëse ai është një shtetas me orgjinë shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu