Në një kohë kur ende nuk ka një informacion zyrtar mbi marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë, mediat greke tregojnë detaje.
Sipas tyre, pas mbylljes së marrëveshjes, emri i ri i Maqedonisë do të jetë ‘Republika gorna Makedonija’ që do të thotë ‘Republika Maqedonia e epërme’.
Kujtojmë se Metju Nimic, ndërmjetësi i OKB-së për emrin aktualisht ndodhet në Athinë.
Po sipas këtyre burimeve, dy palët kanë rënë dakord për emrin e propozuar nga Nimic, ndonëse Shkupi dhe Athina kishin propozime të tjera për emrin.
“Marrëveshja dypalëshe në mirëkuptim të plotë”,- shkruajnë mediat greke.










