Mediat italiane e bëjnë të kryer, Vedat Muriqi do ti bashkohet Lazios

Drejtuesit e Lazios raportohen se kanë udhëtuar drejt Stambollit për negociatat finale me Fenerbahcen për sulmuesin Vedat Muriqin.

Sky Sport Italia dhe SportItalia pretendojnë se kosovari mund të transferohet në Serinë A për një shumë rreth 18 milionë euro.

Sipas “Tuttomercatoweb” një drejtues i Lazios është tani në Stamboll për të mbyllur detajet e operacionit. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asiste në 36 ndeshje me Fenerbahcen këtë sezon.

Lazio po kërkon të përforcojë skuadrën, pas kualifikimit në Champions për sezonin tjetër. Caicedo pritet të largohet këtë verë dhe Muriqi pritet të zërë vendin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu