Mediat italiane: Messi fiton topin e gjashtë, CR7 as në top treshe

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është favorit absolut për ta fituar Topin e Artë për herë të gjashtë rekorde sonte në Paris, ndërsa rivali i tij i madh, Cristiano Ronaldo nuk do t’ia dalë as të jetë në podium.

Agjencia italiane e lajmeve, NASA, si dhe gazeta prestigjioze Gazzetta dello Sport, shkruajnë se Messi do ta fitojë çmimin për futbollistin më të mirë në botë për vitin 2019, një ditë pasi shënoi një gol të mrekullueshëm për t’ia fituar Barcelonës derbin me Atletico Madridin.

Ronaldon, ndërkohë, pritet të përfundojë i katërti në listën e votimit, pas dyshes së Liverpoolit, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah.

Sulmuesi portugez i Juventusit ka pesë Topa të Artë aq sa Messi, por do të ngelë prapa nëse argjentinasi triumfon.

Messi u shpall Lojtari më i Mirë i FIFA-s gjatë një ceremoni në Milano në shtator.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu