Mediat italiane: Penallti e shpikur, arbitri eliminoi Milanin (VIDEO)

Eliminimi i Milanit në Athinë, përballë Olympiacos, ka bërë bujë në të gjitha mediet e huaja, por sidomos te ato italiane. Goli i 3-1, që erdhi me 11-të metërsh është diskutuar shumë. Në fakt, arbitri kryesor i ndeshjes, francezi Bastien, nxitoi të akordonte faull të Abates për mbajtje ndaj Torosidis.

“Penallti e shpikur, arbitri eliminoi Milanin në Greqi”, shkruajnë disa medie kryesore. Një episod tepër i dyshimtë në zonë dhe mbajtje nga ato që shohim në shumë ndeshje. Megjithatë, kuqezinjtë janë fajtorë për dy gola të tjerë të pësuar. Sakaq, grekët, në 5 minutat e fundit, nuk luajtën futboll, por vonuan lojën dhe tifozët hidhnin topa në fushë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu