Dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqiptare por edhe tek ato botërore. Për dorëheqjen e Haradinaj ka shkruar BBC, Bloomberg, Spiegel e shumë të tjera, por nuk ka munguar as Euronews, në raportimin e këtij lajmi.
Euronews raporton se Haradinaj ka njoftuar dorëheqjen të premten, duke dhënë edhe arsyen e fortë, ku sipas tij është ftesa nga Gjykata e Hagës si i dyshuar.
Haradinaj nuk e ka për herë të parë, dorëheqjen si kryeministër pasi edhe më parë, në vitin 2005 ka hequr dorë nga posti i kryeministrit pasi u thirr si i dyshuar në Hagë.
Gjithashtu lidhur dorëheqjen e Kryeministrit kosovar kanë shkruar edhe media kroate Jutarnji.hr dhe serbe ku ka vënë në pah edhe deklarimin e Haradinajt rreth taksës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. “…ai lexoi letrën e dorëheqjes, por tha se taksa që qeveria e tij ka vendosur në importet e mallrave nga Serbia dhe BeH do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e mëtejshëm”, shkruan Blic.rs.










