Mediat në Shqipëri e quajnë të dështuar koncertin e Dua Lipës në Prishtinë!

Nuk janë mediat serbe por ato në Shqipëri të cilat kanë derdhur vrerë pas koncertit të Dua Lipës në Prishtinë.
Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, mbrëmë ka mbajtur një koncert ku morën pjesë rreth 20 mijë njerëz. Por ky fakt nuk i ka bërë fare përshtypje mediave në Shqipëri, të cilat e kanë quajtur si të “dështuar” koncertin e saj në Prishtinë.
“Zhgënjen koncerti i Dua Lipës: Harron pjesën më të rëndësishme në Angli!”, është titulli i “Anabel online”, i cili nga lexuesit është quajtur skandaloz, transmeton Magazina.al
Për më shumë atmosferen me afër 20 mijë shikues “Anabel” ne shkrimin e saj e ka quajtur si monotone.
Sipas tyre Dua Lipa, nuk ka dhënë as 1/10 e energjisë që jep në koncertet e saj në Angli, derisa ajo shpesh nga emocionet ka ndërprer koncertin nga emocionet që jepte publiku.
Por “Anabel” si duket nuk i ka parë këto pamje nga atmosfera e koncertit, për këtë Magazina.al, ja risjell edhe një herë pamje të jashtëzakonshme nga atmosfera që ishte mbrëm në Parkun Germia, i cili nuk ishte tjetër veç një koncert i nivelit evropian i cili rrallë shihet në shtetet e rajonit, e aq më pak në Shqipëri, vend i cili njihet për dështimin e koncerteve të yjeve të njohur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu