Mediat në Sofje: Me “propozimin francez” Bullgaria mori vetëm përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së

Mediat në Sofje shkurajnë se me “propozimin francez”, Bullgaria mori vetëm përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas artikullit nga “fakti.bg”, Bullgaria nuk ka arritur të mbrojë pozicionin e saj për gjuhën maqedonase, madje nuk ka marrë garanci të mjaftueshme për zbatimin e kërkesave lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga viti 2017.

“Atëherë, si mund të supozojmë se propozimi është i mirë për ne? De fakto, ky propozim është “mace në thes” dhe vetëm nacional-nihilistët tejet të papërgjegjshëm mund të pretendojnë se është i mirë në bazë të informacioneve që disponojmë”, vlerëson “Fakti.bg”.

Sipas portalit, pretendimi se “propozimi francez” mbron interesat bullgare “me precedentin e përfshirjes së marrëdhënieve dypalëshe ndërshtetërore në një kornizë evropiane për një proces negociator” është një manipulim i pastër i përfaqësuesve të autoriteteve në Sofje.

Sipas portalit, nuk janë të vërteta edhe pretendimet e autoriteteve bullgare se “negociatat e anëtarësimit mund të ndërpriten në çdo moment, nëse konstatohet mospërmbushja e marrëveshjes”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu