Mediat serbe gjejnë “provokacija” edhe në Angli: Rashford do Shqipërinë Etnike? (VIDEO)

Mediat serbe tërbohen dhe e quajnë skandal në Premier League mënyrën e festimit të golit nga Marcus Rashford.

E kemi fjalën për golin e sulmuesit anglez ndaj Chelsea, në fitoren 4-0 të të tijve, të dielën.

Kjo ishte ndeshja hapëse e kampionatit të ri për të dyja skuadrat.

Shënues për “Djajtë e Kuq” ishin Rashford (dy herë), Martial dhe James.

Mirëpo, goli i parë i Rashford shkaktoi një protestë të vërtetë në publik, sipas gazetës serbe “Kurir”.

Anglezi ktheu në gol penalltinë e akorduar për Manchester United në minutën e 18-të dhe më pas festoi me “shqiponjë”, pra duke kryqëzuar duart.

“Shqiponja” e tillë njihet si mënyrë unike festimi nga sportistët shqiptarë, e kanë aplikuar edhe Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri në Botërorin e Rusisë, kur Zvicra e tyre fitoi ndaj Serbisë, me dy golat e tyre. Për “Kurir”, Rashford bëri diçka, për të cilën publiku botëror u irritua…

“Përkatësisht, Rashford e festoi golin e tij të parë duke bërë simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën shqiponjë me dy koka.

Ky gjest, i cila pati shumë reklamë vitin e kaluar, pasi u bë nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, me sa duket është bërë shumë i njohur për futbollistët e botës.

Tani ngrihet pyetja nëse Rashford është i vetëdijshëm për kuptimin e shenjës që bëri dhe si reagoi bashkëlojtari i tij, Nemanja Matic, në stol”, – shkruan “Kurir”.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu