Mediat serbe ndizen përpara Botërorit: Provokim nga Shaqiri, shihni se me çfarë do të luajë ndaj nesh (FOTO)

Mediat serbe vazhdojnë traditën e tyre dhe kur ka ngelur edhe pak kohë nga nisja e Botërorit, fjala provokim ka nisur të shfaqet shpesh së fundmi tek to, duke e lidhur me futbollistët me origjinë shqiptare.

Serbia ndodhet në të njëjtin grup me Zvicrën në Botërorin e Rusisë dhe kjo do të jetë ndeshja e dytë që do të zhvillohet në grupin E. “Kurir” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë këpucëve që do të luajë Shaqiri në takimet e Botërorit, teksa në njërën prej tyre do të gjendet flamuri i Zvicrës dhe te tjera ai i Kosovës. Sigurisht, e gjitha kjo nga serbët mund të komentohet vetëm me një fjalë: “Provokacija”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu