Mediat serbe pyesin: Pse Biden nuk e respektoi flamurin serb si atë të Kosovës (VIDEO)

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden, gjatë vizitës së fundit në Beograd, në pritjen ceremoniale para pallatit “Serbi”, në parakalimin para gardës kombëtare, nuk kishte parë fare flamurin serb.
Ky veprim i zëvendëspresidentit amerikan, ka ngjallur reagime të mëdha tek mediat serbe.
Udhëheqësit e protokollit në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, në një deklaratë kanë thënë se është obligim që pas himnit të flamurit, pas kalimit nëpër tepihun e kuq para gardës ushtarake të Serbisë, të ndalet para flamurit serb dhe kërkohet që ta përkul kokën.
Në rastin e Biden-it, ai vetëm ka kaluar, ndërsa kryeministri i Serbisë është ndalur për ta respektuar këtë flamur.
Në vizitën e parë të numrit dy të Amerikës, siç raportojnë mediat serbe, gjatë kohës kur president i vendit ishte Boris Tadiq, Biden kishte përshendetur flamurin serb, pasi ish kreu i Serbisë e kishte udhëzuar me dorë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu