Mediat serbe: Thaçi dhe Vuçiç nominohen për Nobel

Beograd – Nëse nyja e Kosovës do të thyhet në pranverën e vitit 2019, një shans i madh që Hashim Thaçi, Aleksandar Vuçiq dhe Federica Mogerini do të emërohen për Çmimin Nobel të Paqes.

Sipas gazetës Danas, e cila i referohet qarqeve diplomatike ndërkombëtare, hapi i parë drejt një nominimi të mundshëm të presidentit të Kosovës është biografia e tij me titull “New State, Modern Statesman” i promovuar këtë vit në kryeqytetet perëndimore, raporton Arbresh.info

Autorët e biografisë së Thaçit janë redaktori diplomatik i Britanisë, Roger Boys dhe gazetari i vjetër Suzi Jagger, ndërsa parathënia është shkruar nga ish-kandidati presidencial i SHBA, Bob Dol, që konsiderohet si një nga këshilltarët e Tramp-it.

Sipas burimeve jozyrtare të “Danas”, ky libër është paraqitur deri më tani në Londër, Berlin, Paris dhe Vjenë./arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu