Mediat spanjolle: Stuhia Filomena, një tragjedi e paralajmëruar

Stuhia e dëborës më e keqe e shekullit ka përfshirë Spanjën duke shkaktuar 6 viktima, gjysmë metri dëborë, erëra të forta dhe temperatura deri në minus 25 gradë. Dhe pse Barcelona nuk përjetoi një situatë dramatike si ajo në Madrid, dy nga gjashtë viktimat u shënuan pikërisht këtu.

Janë dy të pastrehë marokenë të moshës 32 dhe 27 vjeç. Sipas raportimeve të së përditshmes “La Vanguardia”, vdekja e dy burrave u shkaktua nga hipotermia

Të premten dy persona humbën jetën në Malaga kur automjeti i tyre u mor përpara nga reshjet e dendura. Të shtunën një person u gjet i pajetë nën një grumbull dëbore në qytetin veri perëndimor të Zarzalejo, ndërsa në Madrid trupi i pajetë i një personi është gjetur i ngrirë në një stol. Pasojat e stuhisë janë ndjerë dhe në programin e vaksinimit kombëtar, me ngadalësime të rënda. Mjekët në Madrid janë të detyruar të shkojnë në këmbë në spital, duke ecur dhe për 10 kilometra.

Por ndërkohë nuk mungojnë polemikat dhe kritikat për menaxhimin e stuhisë. El Pais në faqen e saj të parë shkruan se tragjedia mund të shmangej dhe se kjo është kronologjia e një shkatërrimi. Të premten e 31 dhjetorit agjencia shtetërore metereologjike dha paralajmërimin e parë zyrtar të asaj që pritej të ndodhte: “dëbora e shekullit në Madrid. Duhen dhe tetë ditë!”

Dëmet do të kishin qenë më të pakta në rajon nëse do të ishin marrë masat e duhura, por vlerësimi i rrezikut, komunikimi me popullsinë dhe përdorimi i burimeve ishin një dështim sipas të përditshmes spanjolle.

Qeveria spanjolle po vlerëson mundësinë për të shpallur gjendjen e katastrofës në Madrid dhe Kastija La Manka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu