Mediet në Serbi kanë filluar të shkruajnë për, siç thonë ata, stërgjyshin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Për të thonë se fillimisht ishte klerik ortodoks, e më pas u konvertua në fenë myslimane.
Kleriku ortodoks, Radoslav Daniloviq, i cili u kthye në fenë islame në fillim të shekullit 20 dhe e ndërroi emrin e tij në Jusuf, nuk është as më pak e as më shumë se një stërgjysh i kryeministrit të Republikës së vetëshpallur të Kosovës, Hashim Thaçi”, shkruan media serbe “Vestinet.rs”, transmeton Express.
Media thotë se ekziston një dokument që e vërteton lidhjen e Hashim Thaçit me Jusuf Thaçin. Për këtë dokument, ata thonë se gjendet në bibliotekën e manastirit Hilandar, që daton nga 1898, nga manastiri Sokolica.
“Pranimi i Islamit ndodhi pasi Jusuf Thaçi u martua me një grua myslimane shqiptare nga fshati Çiçevicë”, shkruan media serbe.
Gruaja me të cilën media pretendon se stërgjyshi i Presidentit Thaçi u martua, thonë se ka vdekur në lindjen e fëmijës së saj të parë.
“Edhe me një shqiptare tjetër, e cila ishte nga Glogovci, stërgjyshi i Hashim Thaçit kishte katër fëmijë të tjerë”, transmeton Express medien serbe.
Media thotë se Jusuf Thaçi arriti t’i konvertojë shumicën e famullitarëve të tij në fenë islame, duke pretenduar të rifitonte autoritet fetar në Skenderaj, pretendon media e Serbisë.
“Deri në fund të jetës së tij në vitin 1929, ai nuk pati sukses në këtë drejtim”.











Per mua, problemi qendron tek njerezit e keqinj, tek tradhetaret Ja ku jemi ne emigrantet shqiptare qe e duam vendin ku kemi shkuar Sepse ky vend na ka dhene mundesine te punojme dhe te mesojme si vete ata Ne me punen tone ndihmojme vehten dhe njerezit qe kemi lene ne Shqiperi