Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, refuzoi të ecte dorë për dore me presidentin Donald Trump, gjatë ceremonisë zyrtare në Izrael.
Madje ajo e injoroi tentimin e Presidentit Trump duke larguar dorën e tij haptas.
Melania ishte duke ecur nja hap mbrapa burrit të saj, dhe duket e vendosur që të ecë prapa tij pa ndonjë shenjë për përafrim.
Kur Trump provoi ta afrojë, ajo i largoi dorën, e presidenti amerikan e mbuloi këtë skenë duke provuar ta rregulloj kravatën me dorën që Melania refuzoj t’ia kapte.
Ende nuk dihet nëse ky gjest i zonjës së parë vjen nga ndonjë problemi personal apo për faktin që tapeti i kuq ishte i ngrushtë për t’i zënë të dy. /albeu