Ajo që deri dje shihej vetëm në kronikat ndërkombëtare apo në filma fantastiko-shkencorë, tashmë është bërë realitet edhe në Shqipëri. Robotët kanë mbërritur në tregun vendas, duke shënuar një hap të ri në mënyrën si konceptohet shërbimi ndaj klientit.
Në një pasticeri në qytetin e Durrësit, klientët mirëpriten nga Melisa, një robot i pajisur me ekran, sensorë dhe lëvizje të koordinuara që e ndihmojnë të shpërndajë porositë me efikasitet dhe edukatë. Flet anglisht, reagon ndaj zërit dhe, siç dëshmojnë vizitorët, është bërë menjëherë pjesë e atmosferës së lokalit.
Për momentin, Melisa shërben ëmbëlsira, por sfida e vërtetë mbetet: si do të shërbejë shoqëria shqiptare ndaj përqafimit të teknologjisë?