Menduh Thaçi: Nuk jemi larg rikthimit të vërtetë në skenën politike

Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare mbajti mbledhje ku në rend të ditës ishte miratimi i platformës për zgjedhjet e 17 tetorit dhe zgjedhja e kryesisë së re të PDSH-së.

Kuvendi njëzëri miratoi platformën “Me më të zotët ka shpresë” ku janë paraparë projektet dhe vizioni për zhvillim të komunave shqiptare ku garon Partia Demokratike Shqiptare.

“Me kandidaturat ia kemi qëlluar.Përpara nesh janë 20 ditë mjaft të rëndësishme dhe mendoj se më 17 Tetor në mbrëmje nëse ne arrijmë suksese gjithçka do të ndryshojë. Nëse PDSH-ja e rifiton mandatin e vërtetë politik për luftë politike për shqiptarët shumë gjëra do të ndryshojnë. T`ua themi njerëzve hapur se ky ndryshim varet prej njerëzve, prej votave. Do të ndryshojnë raportet brenda qeverisjes, do të ketë mundësi për zgjedhje të parakohshme. Trysnia e PDSH-së me një mandat të fuqishëm do të jetë shumë e madhe” – tha Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë fjalimit në Kuvendin Qendror.

Në kuvend unanimisht u zgjodh edhe kryesia e re e partisë e përbëre prej 21 antarëve, 5 nënkryetarë dhe Sekretari Gjeneral i partisë.

Për nenkryetarë u zgjodh z. Azem Sadiku, znj. Valbona Toska, znj. Renata Elezi, znj. Fatmire Isaki dhe z. Ragmi Isufi, kurse per Sekretar u zgjodh z. Sali Ajdini. /KlanMacedonia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu