Menduh Thaçi pjesë e qeverisë? Mexhiti: Unë nuk zhvilloj bisedime të tilla

I pyetur nëse Menduh Thaçi do të bëhet pjesë e qeverisë, Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN tha se ai personalisht nuk zhvillon bisedime të këtilla, përcjell TV21. Mexhiti tha se Fronti Europian nuk ka kauzë politike përpos pjesëmarrjes në qeveri.

“Unë personalisht nuk kam bisedime të tilla. Ashtu siç paralajmërova para disa muajve, ata nuk përputhen ideologjikisht ose për qëllime më të mëdha, por si të mbijetojnë në skenën politike. Kështu që në momentin që nuk janë qeveri, nuk ka kauzë politike për Frontin”, pohoi Mexhiti.

I pyetur nëse eksponentë të BDI-së pritet të bëhen pjesë e VLEN, Mexhiti tha:

“Mendoj se në periudhën në vijim do të keni informacione shtesë për këtë”, pohoi Mexhiti./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu