Menezit i copëtohet veshi pas dy ditë largimi nga Milani

Sapo la Milanin, vetëm pas dy ditësh largimi, francezi Jeremy Menez ka humbur një pjesë të veshit të tij të djathtë në ndeshjen e parë të luajtur me fanellën e skuadrës së tij të re, Bordeaux, transmeton InfoShqip.com.

Sulmuesi francez u shkel keq në kokë nga lojtari i Lorient, Didier Ndong, i cili pa dashje i shkëputi një pjesë nga veshi, duke bërë që Menez të dalë menjëherë nga fusha e lojës i gjakosur duke i tmerruar dhe lojtarët në fushë.

/InfoShqip.com/

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu