MEPSO vazhdon me investimet në përmirësimin e kualitetit të rrjetit, drejtori Murtezani nënshkruan marrëveshjen për blerjen e 120 shkyçesve

Drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani: 12 trafostacione në të gjithë vendin do të furnizohen me pajisje të reja parësore

Gjatë ditës së sotme drejtori i kompanisë MEPSO, Orhan Murtezani ka nënshkruar kontratat për blerjen e 120 shkyçësve të nivelit të tensionit 110 kV me kompaninë kroate Konçar- Aparati.

Siç kanë njoftuar nga MEPSO, me këtë investim do të rritet besueshmëria dhe siguria e rrjetit të transmetimit.

“Ndarësit e rinj do të zëvendësojnë të vjetrit, të cilët janë prodhuar tre dekada më parë si dhe do të instalohet në disa nënstacione në mbarë vendin, përkatësisht në TS Manastir 1, TS Manastir 3, TS Manastir 4, TS Buçim, TS Radovish, TS Strumicë 2, TS Shkup 3, TS Gjorçe Petrov, TS Kriva Pallankë, TS Makedonska Kamenicë, TS Kumanovë 2 dhe në TS Koçani. Tenderi ndërkombëtar për prokurimin e kësaj pajisjeje është shpallur vitin e kaluar dhe gjashtë kompani nga jashtë kanë paraqitur oferta.

Oferta e kompanisë Koncar-Aparati me vlerë 1.032.621 euro është zgjedhur si më e favorshme”, thuhet në njoftimin e MEPSO-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu