Mërgimtari nga Zvicra rëfen tmerrin kur kaloi nëpër Serbi, një Range Rover na ndoqi për 3 orë rresht

Rrëfimi i një mërgimtari për përjetimin e tij të frikshëm, derisa po kalonte nëpër Serbi për të shkuar në Zvicër.
Gjatë rrugëtimit, disa kosovarë ishin ndalur në një pompë benzine për pak minuta. Sipas rrëfimit të Liridon Frangut, i cili e ka dhënë për Insajderin, ka thënë se dikush qëllimisht kishte hedhur vaj në njërën gomë të makinës e cila më pas nxirrte tym.

Sipas tij, pasi morën rrugën, një veturë e llojit Range Rover, siç e përshkruante ai, me ngjyrë të zezë, i kishte ndjekur nga pas, duke ua bërë me shenjë që të ndalonin.

“Dje më datën 17.03.2018 gjatë udhëtimit nëpër Serbi kemi qenë cak i disa mashtruesve të cilët në momentin kur jemi ndalur në një pomp; të benzinës, në hyrje të Beogradit, dhe e kemi lënë makinën vetëm për 5 minuta, na kanë hedhur vaj motori (ulje) në pjesën e brendshme të rrotës së makinës. Kur e kemi marrë rrugën, një tip i makinës Range Rover (ngjyrë e zezë) na ndiqte prapa dhe i binte sirenës pandërprerë duke na thënë të ndalemi në shiritin e urgjencës”, rrëfen Frangu.

Pas një copë rruge, Frangu thotë se u ndalën dhe filluar në bisedojnë me ata që ishin në veturën që po i ndiqte nga mbrapa.

Ata, siç rrëfen Frangu, kishin insistuar që kaminën e tyre ta dërgojnë në garazh për rregullim, pasi në atë gjendje rrezikohej komunikacioni.

“Pas 3 kilometrave insistim u ndalëm. Shoferi i Range Roverit ishte një garazhist mashtrues apo plaçkitës i cili e thirri bartësin e makinave (që ta marrin makinën tonë) dhe ta dërgojnë në një garazh kinse në këtë gjendje nuk ka mundësi të vazhdojmë rrugën, sepse e rrezikojmë komunikacionin. Mirëpo, ne pasi e pastruam pjesën e rrotës ku gjenden edhe frenat të cilët nga nxehtësia dhe kontakti me vajin e motorit liron një tym të vogël”, ka thënë tutje ky mërgimtar.

Por, Frangu thotë se kishin dyshuar se ata mund të jenë plaçkitës apo mashtrues dhe nuk kishin pranuar që veturën ta dërgojnë në garazh.

Pas refuzimit, shoferi i Range Roverit i kishte fyer dhe më pas Frangu dhe të tjerët ishin nisur për në Zvicër.
Sipas tij, ata shkuan deri në Zvicër pa asnjë problem me makinën.

“Por duke dyshuar në ta, ne nuk pranuam ta hipim makinën në bartësin e makinave, kur i pyetem sa kushton rregullimi na thanë ta dërgojmë në garazh e pastaj flasim. Mirëpo, ne refuzuam kategorikisht dhe ata u nervozuan dhe na fyen, pastaj ne vazhduam nga Beogradi deri në Zvicër pa pas problem me makinë”, ka shtuar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu