Mërgimtari nga Zvicra: Të shkojmë në vendlindje, të sakrifikojmë edhe me karantinë

Mërgimtari nga Zvicra: Të shkojmë në vendlindje, të sakrifikojmë edhe me karantinë. Zvicra do të aplikojë masën e karantinës 10 ditëshe për të gjithë shtetasit e saj dhe të tjerët që janë më vendqëndrim dhe leje pune për ata.

Ky shtet nga 06.07.2020 do të aplikojë këtë masë 10 ditore për ata që kthehen nga pushimet jashtë vendit.

E kjo më së tepërmi ka goditur mërgimtarët tanë, të cilët kanë planifikuar pushimet në vendlindje, por kjo punë tashmë i ka prishur planet.

Mërgimtarët tashmë të përmalluar janë në dilemë se a do të vijnë. Kjo temë tashmë është me interes të madh, sepse nuk po e dijnë se si të veprojnë.

Shumica po planifikojnë të vijnë për pushime, duke rrezikuar të qëndrojnë në karantinë.

Kështu mendon edhe Bunjanim.S, nga Cyrihu, i cili e ka nda mendjen me ardh në vendlindje, pavarësisht karantinës.

“Unë disa javë i kam pushim dhe se nuk e lo pa ardh në vendlindje. Shumë jam përmallu për familjen dhe nuk e lo pa ardh nga fundi i kësaj jave. 10 ditë karantinë do ti mbajë, dhe as që më bëhet vonë. Kam marrë leje prej punës dhe jam konsultuar. Mund të kem një 20 për qind rrogë më pak, por nuk e humbi punën. Deri sa të kthehen ndoshta mund të ndërrojnë rregullat”, thotë Bunjamini.

Në njoftimin e bërë nga BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik) në Zvicër theksohet se karantina do të zgjas 10 ditë, nuk lejohen as shëtitjet dhe as dalja për të bërë blerje ose për çfarëdo vizite.

Kushdo që nuk respekton ose që kundërshton rregullin e përmendur për karantinë, mund të gjobitet deri në 10.000 franga, siç thuhet në shtojcën e rregullores. Ndërsa ata që e neglizhojnë këtë rregull, mund të dënohen me deri në 5.000 franga gjobë.

Kantonet janë përgjegjës për ndjekjen penale. Kantonet janë përgjegjës për zbatimin e ligjit në këtë rast. Detyrimi për karantinë vlen edhe për fëmijët. Siç mund të shihet nga fleta shtesë e vendimit, udhëtarët nga vendet me rrezik të lartë, nuk kanë të drejtë në kompensimin e të ardhurave të humbura nga detyrimi për karantinim, transmeton albinfo.ch. Vetëm nëse, për shembull, punëdhënësi e ka dërguar vetë dikë në një vend me rrezik të lartë, është e mundur që të vazhdojë t`ia paguajë pagën edhe gjatë karantinës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu