Një numër i madh i mërgimtarëve jetojnë edhe në Turqi, por që nuk e kanë harruar vendlindjen. I ftuar në emisionin “Diaspora” në TCH, Bora Zukali, kryetar i shoqates “Vatra e Shqiptarëve Stamboll”, një organizatë e rëndësishme për kulturën dhe identitetin e kombit shqiptar.
Bora Zukali ka lindur në Stamboll dhe është shqiptaro –turk.
Prindërit e tij në vitin 1952 kanë emigruar në Turqi. Në rrëfimin e tij ai ka treguar historinë e emigrimit të familjes së tij, si dhe përjetimin e tij personal në tërmetin e vitit 1999 në Izmit.
Për herë të parë ai ka vizituar Shqipërinë në vitin 1994. I pyetur nëse ka menduar të emigrojë në Shqipëri, ai shprehet se e ka në planet e jetës së tij që të emigrojë në Shqipëri.
VIDEO: